“Edhe mamaja ime 70 vjeç do i stërvite më mirë se Alegri”, Kasano sulmun trajnerin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:35

“Edhe mamaja ime 70 vjeç do i stërvite më mirë se Alegri”, Kasano sulmun trajnerin e Juventusit

Pavarësisht fitores së parë sezonale ndaj Malmos në Champions, 3-0 dhe duke shprehur një lojë shumë herë më të mirë dhe më sulmuese sesa ndaj Udinezes, Empolit dhe Napolit, Antonio Kasano ka vazhduar akuzat dhe kritikat ndaj Masimiliano Alegrit.

Kasano dhe Alegri

Sipas ish-fantazistit barez, trajneri nuk po i jep lojën e duhur skuadrës dhe aq më tepër nuk po shfrytëzon për më shumë spektakël kampionët që ka në dispozicion. “Juventusi duhet të luajë mirë dhe pikë. Ky është një argument, i cili ka vite që po ndodh dhe Alegri është fajtori. Fituan me Malmon dhe çfarë pastaj… Të jeni të sigurt se, edhe mamaja ime që është 70 vjeç do i stërviste më mirë se Alegri kampionët e Juves”, akuzoi Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"