“Edhe Ibra u nervozua”, flet Pioli: Ja çfarë ndodhi me Muzakion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 13:02

“Edhe Ibra u nervozua”, flet Pioli: Ja çfarë ndodhi me Muzakion

Avantazhi nuk ka ndihmuar të qetë sojë gjakrat në pankinën e Milanit në fundin e pjesës së parë. Me Kjaer të dëmtuar që kërkon zëvendësimin, Pioli i urdhëron Muzakios të bëhet gati. Argjentinasi refuzon të zbresë në fushë me pretekstin se ndien dhimbje në fushë dhe trajneri tepër i nervozuar detyrohet të hedhë në fushë mbrojtësin 20-vjeçar. Stefano-Pioli-Milan

Ajo që konfirmon tensionin në pankinën kuqezi është fakti se Muzakio nuk u rikthye në stol pas pushimit mes dy pjesëve. Përveç fitores, gjakrat i ka qetësuar vetë Stefano Pioli që në konferencë për shtyp, përveçse ka analizuar sfidën, ka gjetur kohë për të shpjeguar situatën e Muzakios.

Trajner, çfarë ndodhi me Muzakion?

Do të futej në fushë, por më tha se gjatë ritualit të nxehjes kishte ndierë një therje në pulpë. Uroj të mos ketë asgjë serioze. Nëse është i pakënaqur, nuk habitem, sepse të tillë janë të gjithë shokët e tij që ulen në stol.

Po gjendja e Çalhanoglusë dhe Kjaerit si është?

Çalhanoglu ndjeu shqetësime që në ndeshjen me Juventusin. Nuk besoj se do t’i duhet shumë kohë për t’u shëruar e mbase ka mundësi që ta grumbulloj të shtunën. Simoni tha se ndjeu një dhimbje në kofshë, por gjithashtu nuk i duket diçka serioze. Nuk është doktor, por uroj të ketë të drejtë.

Çfarë ju mungoi që nuk e mbyllët ndeshjen me rastet që ndërtuat?

Fitoret duke shtrënguar dhëmbët janë pozitive. Sigurisht që mund ta kishim mbyllur më herët takimin, por jam i kënaqur me paraqitjen e djemve. Mund të përmirësohemi në të gjitha aspektet, sidomos në fazën goditëse.PIOLI

A ka hapësirë për të thurur ëndrra Champions-i?

Këtu ka vend vetëm për të përgatitur ndeshjen e radhës që është pas pesë ditësh. Do të jetë një sfidë e vështirë ndaj një Fiorentine shumë të fortë. Renditja duhet të jetë një mendim vetëm pas ndeshjes së të shtunës mbrëma.

Po Ibrahimoviçi përse u nervozua?

Sepse ashtu si të gjithë të tjerët, edhe ai e di se ndeshja mund dhe duhej mbyllur më herët. Duhet të jemi ambiciozë për rritjen tonë ndaj Zlatanit i jap të drejtë. Nevojitet që limitet t’i shohim si shtysë.

Paketa a mund të bëhet një futbollist i madh?

Patjetër, ka çdo cilësi të nevojshme për të qenë i tillë. Për moshën që ka nuk mund të ketë përfunduar procesin e pjekjes, por mos harroni se është futbollisti i kombëtares braziliane.

 Ndërkohë që hapin e madh duket se e ka hedhur Benaseri apo jo?

Po luan mirë, e po rritet së bashku me grupin, por sipas meje ka prirjen ta mbajë topin pak më tepër se sa duhet. Është një lojtar me temperament, por shpirti i sakrificës shpeshherë i ndikon në kthjelltësinë që për rolin e tij është një ndër virtytet bazë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"