Edhe Handanoviç e sheh si tifozët: E njëjta histori prej 5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 10:25

Edhe Handanoviç e sheh si tifozët: E njëjta histori prej 5 vitesh

Portieri i Interit, Samir Handanoviç, është intervistuar nga “Inter Channel”, ku ka folur për ndeshjen me Sasuolon. “Janë histori që përsëriten prej vitesh. E kam dëgjuar trajnerin, nuk ka asgjë për të shtuar.

handanovic-cropped_1tkup2g5qsdll1hbkfdmzb70jq

Nga ku duhet të nisemi? Shkëndijën duhet ta gjejmë gjatë javës kur stërvitemi. Te ne nuk ka aspak qetësi dhe në stërvitje duhet të japim diçka më shumë. Nuk jam mësuar të flas për çështjen e fatit, por i gjithë ky vit po shkon në këtë mënyrë. Duhet të dalim sa më parë nga kjo situatë dhe të mos mundohemi të gjejmë fajtorin. Janë akoma dy ndeshje për t’u luajtur, duhet që të japim maksimumin.

Tifozët? I kuptoj, jam këtu prej 5 vitesh dhe shikoj përherë të njëjtën situatë. Kanë të drejtë. Interi nuk mund të renditet e shtata apo e teta për pesë vite me radhë, edhe durimi e ka një limit.

samir-handanovic

Nuk di më se çfarë të them, nuk dua të tallem me asnjë, është momenti më i keq që kur kam firmosur për Interin. Është e vështirë dhe për ne lojtarët, por tani duhet ta tregojmë që jemi burra dhe të japim gjithçka për këtë fanellë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"