“Edhe 15 ditë kontratë kam, nuk gjen një mjek 24 orë”, sulmuesi i Bylisit tregon vështirësitë: Nuk pranojmë të stërvitemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 16:02

“Edhe 15 ditë kontratë kam, nuk gjen një mjek 24 orë”, sulmuesi i Bylisit tregon vështirësitë: Nuk pranojmë të stërvitemi

Fabian Munoz u bashkua me Bylisin në merkaton e janarit, teksa së fundmi ka treguar për vështirësitë që po përballet në Shqipëri. Në një prononcim të dhënë për “Tyc Sports”, argjentinasi ka treguar se më 31 maj i përfundon kontrata dhe ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.kl;

Sulmuesi u shpreh se në qytetin ku ai jeton vështirësitë janë të mëdha, duke shtuar se nuk ka një mjek-roje 24 orë dhe në rast se ka diçka të keqe duhet të udhëtojë drejt Tiranës, që është 2 orë larg.

“Ideja është që futbolli të kthehet më 3 qershor pasi kanë mbetur 10 javë për tu luajtur. Jemi të pasigurtë për të ardhmen, pasi këtu kontratat janë deri më 31 maj. Për stërvitjen dhe kampionatin është vendosur, por nuk kemi ende një lajm për kontratat. Nuk dimë nëse ato do të zgjaten apo çfarë do të ndodhë me muajt e kaluar. Të gjithë po e presim me padurim. Unë kam edhe 15 ditë kontratë me klubin, nëse arrihet marrëveshja me federatën do e zgjas atë deri në fund të kampionatit. Ballshi është një qytet shumë i vogël dhe unë jetoj në një qytet tjetër që është rreth 30-40 minuta larg. Këti fushat janë të gjitha me bar normal dhe futbolli është një futboll shumë i ndryshëm nga ai argjentinas, lejohet loja e ashpër.

Unë jam duke pritur për të mësuar se çfarë do të ndodhë, por sigurisht secili në këtë situatë si unë do dëshironte të ishte pranë familjes. Unë kam gruan shtatzënë dhe përveç se çfarë do të ndodhë me futbollin këtu, duhet të mendoj edhe për një rikthim në Argjentinë, diçka që nuk është e lehtë. Situata është shumë e vështirë pasi në jemi 2 orë larg kryeqytetit dhe vëmendja mjekësore këtu nuk është shumë e mirë.172956_med_fabian_munoz

Ne jemi mësuar në Argjentinë që kemi vëmendjen, por këtu është shumë e vështirë. Në qytetin ku jam unë, nuk gjen dot një mjek-roje që është 24 orë. Në rast se ka dikush një problem, atëherë duhet të telefonojë mjekun, diçka që na e bën shumë të vështirë. Lojtarët që ishin në “zonat e gjelbërta”, u lejuan të bëjnë stërvitje, por lojtarët nga Amerika e Jugut nuk pranuan të shkonin, sepse nuk mendonin se ishte gjëja e duhur.”, u shpreh Munoz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"