Edgar Davids: Pa Italinë dhe Holandën nuk ka Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 22:30

Edgar Davids: Pa Italinë dhe Holandën nuk ka Botëror

Me futbollin i ka mbyllur llogaritë përpara thuajse pesë vjetësh, kur për herë të fundit zgjodhi të mbante fanellën e Barnetit, ekipi londinez i kategorisë së tretë angleze.

Edgar Davids sot është një sipërmarrës në fushën e modës dhe, gjatë një eventi në Firence, ish-mesfushori i Juventusit dhe Milani ka folur edhe për momentin aktual të Serisë A, pretendentë dhe kombëtaren italiane.

Davids

Në lidhje me titullin kampion në Itali, “Pitbulli” deklaroi: “Mendoj se trofeun në fund do ta ngrejë Juventusi, sepse ka më shumë përvojë se sa rivalet dhe sepse Alegri ka një organikë më cilësore se ato të ekipeve të tjera. Napoli propozon një futboll të bukur.

E kam ndjekur disa herë dhe jam habitur, por sot ka shumë ekipe që luajnë mirë. Unë si tifoz shpresoj që kampionati italian të jetë po kaq interesant deri në fund të sezonit”.

Edgar_Davids_2

BOTËROR “I RREMË – Në fushë ishte i ashpër, por gjithmonë luante brenda kufirit të korrektësisë. Të tilla janë edhe gjykimet e 44- vjeçarit, i cili nuk kursen kritikat dhe këshillat për futbollin italian të mbetur jashtë Botërorit.

Në fund të fjalëve të tij, holandezi tha: “Mendoj se kampionati italian ka nevojë të ndryshojë shumë gjëra, ndaj duhet bërë gjithçka nga e para.

2BFF204000000578-3223796-image-a-88_1441494667837

Italia është në krizë, por mbetja jashtë Botërorit duhet parë si diçka e mirë, sepse tashmë krerët duhet të ndryshojnë medoemos. Duhet ndryshuar mënyra e punës, e stërvitjes, madje edhe stadiumet që janë shumë të vjetër. Kur shoh kampionatin gjerman vërej rritje, por Italia ka cilësi dhe histori. Italia, ashtu si Holanda do të mungojë në ‘Rusi 2018’.

Pa Italinë nuk ka Botëror. Mungesa e kombëtareve me peshë si Holanda apo Italia u heqin interesin të tilla kompeticioneve. Për mua nuk do të jetë një Botëror i vërtetë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"