Edgar Çani sërish jashtë, por Partizani e quan të mbyllur merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 19:24

Edgar Çani sërish jashtë, por Partizani e quan të mbyllur merkaton e verës

Trajneri Mark Iuliano ende nuk e ka të gatshëm “bombën” e merkatos së verës së futbollit shqiptar, sulmuesin Edgar Çani. 28-vjeçari iu bashkua të kuqve në fillim të gushtit, por në maj ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju, duke zgjidhur problemin që e pengoi në sezonin e fundit.

partizani

Seancat e para stërvitore të Partizanit në Itali kanë zbuluar se sulmuesi i Kombëtares nuk është rikuperuar plotësisht, pasi që në start të punës ka pësuar një kontraktim. Fillimisht u hap lajmi se Çani mund të mungojë deri në tetor, por klubi, përmes një komunikate të mjekëve të Partizanit, e uli dozën e alarmit. Mjekët, në sqarimin e tyre, tregonin se, për shkak të ngarkesave të larta stërvitore, Çani ka pësuar një kontraktim të lehtë dhe për disa ditë do të ndiqte një fazë speciale rehabilitimi.

Iuliano dhe Cani

Sipas klubit, sulmuesi do të jetë i gatshëm për trajnerin Iuliano që në start të sezonit. Gjithsesi, për momentin, 28- vjeçari vijon të përgatitet i diferencuar dhe nuk dihet ekzaktësisht se kur do të nisë stërvitjen me ngarkesë të plotë me grupin.

MALOTA

Stafi po tregohet i kujdesshëm me lojtarët që kanë ardhur nga dëmtimet, pasi nuk dëshiron që të rrezikojë me ata gjatë kësaj faze përgatitore, duke mos i përfshirë në ndeshje miqësore. Mungesa e Çanit në dy miqësoret e luajtura në Itali ishte e pritshme, por stafi nuk ka aktivizuar në këto sfida edhe mbrojtësin Renato Malota.

malota

Lezhjani humbi pjesëmarrjen në Ligën e Europës këtë verë, pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Malota është rikuperuar plotësisht dhe po merr ngarkesë të plotë me ekipin, por trajneri ka vendosur që të mos nxitohet me aktivizimin e mbrojtësit në ndeshjet miqësore.

MERKATO

Partizani ka qenë shumë aktiv në merkaton e verës, duke afruar 12 futbollistë. Drejtuesit e kuq insistuan shumë që pjesë të tyre të kishin edhe qendërmbrojtësin e Kukësit, Ylli Shameti, i cili në fund vendosi të rinovonte me verilindorët. Me mbrojtësin gjirokastrit mendohet të mbyllej merkatoja e verës.

moxhi

Gjithsesi, ky proces konsiderohet thuajse i mbyllur, ndonëse për surprizat ka vend gjithmonë, pasi idetë që kishin për Shametin në qendër të mbrojtjes, trajneri ia ka deleguar Labinot Ibrahimi. Mbrojtësi kosovar para katër vitesh mbërriti nga Prishtina te Partizani si qendërmbrojtës, por më vonë ai u spostua në dy krahët e mbrojtjes. Pra, duket që trajneri Iuliano kërkon që ta kthejë Ibrahimin në rolin e zakonshëm, aty ku ka edhe nevojë skuadra.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"