Edgar Çani nga Partizani, Kamza do goditjen e madhe të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 17:17

Edgar Çani nga Partizani, Kamza do goditjen e madhe të merkatos

Kamza projekton Edgar Çanin në sulm. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, pasi drejtuesit duket se e kanë më seriozisht se kurrë. Ata pretendojnë që të marrin qendërsulmuesin, në rast se Partizani do ta nxjerrë përfundimisht jashtë planeve.

edgar cani

Burime të afërta pranë presidencës, zbulojnë për “Panorama Sport” se në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime për këtë operacion. Problem më vete është çështja e pagës, e cila është tejet e lartë, megjithatë edhe kjo është një temë që mbetet për t’u diskutuar. Sakaq, Naim Qarri paralajmëron Tiranën dhe Partizanin pas shortit. Presidenti, në një bisedë me gazetën, ka komentuar gjithçka rreth kalendarit.

“Short i vështirë. E nisim me përplasje mjaft të forta që në fillim të fazës dhe e mbyllim po ashtu. Vetëm mesi duket disi më i favorshëm. Por, as këtë nuk e themi dot me bindje. Nuk ka më ekipe të dobëta, pasi kushdo që luan në elitë, ka pretendime. Më inferiorët këtë sezon, jemi ne, me vetëm 2 pjesëmarrje në elitë. Më bëhet qejfi që përplasjet e mëdha do t’i kemi në dy javët e para. Janë dy ekipe që kanë përvetësuar gjysmën e titujve të kampionateve shqiptare, ndaj meritojnë vlerësim. Do të ndeshemi që javën e parë me Tiranën 24 herë kampione e Shqipërisë dhe në javën e dytë kundër Partizanit, 15 herë kampion i Shqipërisë”, u shpreh Qarri.

MERKATO – Drejtuesit e Kamzës po nxitojnë në ndërtimin e skuadrës së re. Duke qenë se koha në dispozicion është e kufizuar, në klub po bëjnë çmos që të kompletojnë grupin. Kjo javë do të jetë vendimtare për ekipin e Kamzës ku pritet ardhja e disa futbollistëve të sezonit të kaluar, duke filluar nga Raçiç, e për të kaluar te Fukui dhe Arrabal. Të tre këta futbollistë do të vihen nën urdhrat e Devollit, duke filluar nga e hëna.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"