Edgar Çani në Itali, përgatitet për gjyq ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 16:09

Edgar Çani në Itali, përgatitet për gjyq ndaj Partizanit

Pas një sezoni zhgënjyes te Partizani, Edgar Çani duket se nuk është më në planet e drejtuesve për kampionatin e ri, ndërsa ai nuk u bë pjesë e ekipit për ndeshjet e Europës. Për më tepër, klubi i ka dhënë numrin 9 në fanellë, Stefan Nikoliçit, çka tregon se divorci mes palëve është përfundimtar.

edgar cani

Por, një largim i lojtarit do të thotë kosto financiare të konsiderueshme për klubin e kuq, pasi burime pranë futbollistit kanë bërë me dije se ai nuk ka në plane që të dorëzohet lehtë.

Çani ka edhe një vit kontratë me Partizanin dhe në rast se nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, atëherë do të padisë klubin. Nuk duhet të harrojmë se sulmuesi ishte një nga më të paguarit në Superiore, me një pagë mujore rreth 20 mijë euro në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"