Edgar Çani drejt largimit nga Partizani? Sulmuesi malazez e “zhvesh” nga uniforma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 21:28

Edgar Çani drejt largimit nga Partizani? Sulmuesi malazez e “zhvesh” nga uniforma

Partizani e la Edgar Çanin jashtë listës së federimeve për Ligën e Europës, por drejtuesit kanë deklaruar se sulmuesi mbetet pjesë e skuadrës. Përveç heqjes së emrit nga lista, klubi e ka zhveshur lojtarin edhe nga uniforma, pasi numri nëntë i ka kaluar Stefan Nikoliç.

nikolic partizani

Malazezi, ndonëse nuk gëzon formën optimale, ka debutuar dje me të kuqtë në Europë dhe në fushën e lojës mbajti fanellën me numrin 9, uniformë të cilën vjet e ka veshur Edgar Çani. Mbetet të shikohet nëse kjo ishte thjesht një zgjidhje për Europën, Çani do të zgjedhë numër tjetër apo do të largohet përfundimisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"