Edeh debuton me gol te Tirana, Skënderbeu i “falet” Latifit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 21:57

Edeh debuton me gol te Tirana, Skënderbeu i “falet” Latifit (FOTO)

Skënderbeu dhe Tirana kanë fituar në dy miqësoret e luajtura pasditen e së shtunës. Kampionët e Shqipërisë mundën në miqësore Kamzën me rezultatin 1-0. Autor i golit për korçarët ishte Liridon Latifi në minutën e 44′.

14040051_1101199073251146_8313581316410489260_n

Testi i radhës për ekipin e drejuar nga trajneri italian Andrea Agostineli duket se u mbyll me sukses, pasi pak ditë më pas (më 24 gusht), korçarët do të luajnë përballë Kukësit në Superkupën e Shqipërisë.

Nga ana e tyre verilindorët nuk kanë mbetur pas dhe kanë zhvilluar përgatitjet në kompleksin “Internacional”, në Pezë Helmes.

Një tjetër ndeshjes miqësore e luajtur pasditen e së shtunës ishte ajo mes Tiranës dhe Apolonisë në “Selman Stërmasi”.

14095895_1742349179354530_9133577162699138569_n

Bardheblutë fituan me rezultatin 2-0 falë golit të nigerianit Edeh në minutën e 15′ dhe të Hoxhallarit në minutën e 44′.

14095872_1742349209354527_947200568812889131_n

Debutimi me gol i sulmuesit nigerian duket se është një lajm i mirë për ekipin e Ilir Dajës, pasi Edeh firmosi vetëm një ditë më parë kontratën bashkë me një tjetër futbollistë nga Gaboni, 25-vjeçarin Romuald Ntsitsigui.

14022328_1742348966021218_53080154327406687_n

14022134_1742349296021185_3667617031266365328_n

14046104_1742348909354557_9159351442341289753_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"