Ecuria surprizë e laçianëve, 4 pikë më shumë se sezoni i kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 22:12

Ecuria surprizë e laçianëve, 4 pikë më shumë se sezoni i kaluar

Laçi i këtij kampionati është shumë më ndryshe se ai i sezonit të kaluar. Nëse deri në javën e gjashtë të kampionatit 2016-2017, skuadra kurbinase arriti të merrte vetëm tri pikë, tashmë në këtë sezon, ka arritur të grumbullojë shtatë pikë.

laci

Pra, katër pikë më shumë se vjet dhe një ecuri më të mirë në të gjitha parametrat. Në sezonin e kaluar kishte grumbulluar vetëm 3 barazime në këtë periudhë, ndërsa tashmë 2 fitore dhe një barazime. E vetmja shifër e njëllojtë mbeten humbjet, që janë tre të tilla në të dyja kampionatet pas gjashtë javësh.

Trajneri aktual, Gentian Mezani, i ka përjetuar të tria rezultatet me ekipin, duke nisur me fitore ndaj Vllaznisë, më pas humbje kundër Skënderbeut dhe vetëm dy ditë më parë barazim ndaj Flamurtarit. Situata te kurbinasit është shpresëdhënëse, pasi Mezani ka të gatshëm tashmë të gjithë kontingjentin e lojtarëve. Ndaj Flamurtarit u zhbllokua edhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, që shënoi me penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"