“Ecuria jonë nuk është fat”, flet Hidi: Nuk mendoj se trajneri është problemi te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 22:55

“Ecuria jonë nuk është fat”, flet Hidi: Nuk mendoj se trajneri është problemi te Tirana

Isli Hidi, portieri i Bylisit, është i ftuar në emisionin e “News 24”, “Sport News Plus”, ku ka folur për ecurinë e mirë që skuadra ballshiote ka bërë deri tani dhe është shprehur mbi shkarkimin e Memës.

bandicam 2019-10-27 22-01-11-398

Ecuria e Bylisit dhe kreu?

Në fillim të sezonit, të them të drejten asnjë s’e kishte menduar këtë ecuri. Me lojën që kemi bërë tregojmë që jemi me meritë aty. Kënaqemi me këtë ecuri, por nuk duhte ta lëmë me kaq, duhet të lodhemi, të punojmë që të bëjmë edhe më shumë.

Ndeshja me Tiranën dhe shkarkimi i Memës?

Të jesh tre pikë me kreun dhe të shkarkohesh, kjo ndodh vetëm te Tirana. Nuk e di sa trajnerë janë ndërruar këto kohë te Tirana. Nuk mendoj se trajneri është problem te Tirana. Unë kam qenë te Tirana dhe gjithmonë ka pasur nga këto probleme. Trajnerit duhe t’i japësh qetësi dhe ta lësh të punojë.

Patë një lloj tradhtie ndaj Memës gjatë ndeshjes?

Nuk besoj se kishte një tolerim. Mema i njihte më mirë ata sepse i kishte dhe në strëvitje. Tirana ishte vetëm tre pikë nga kreu dhe u ndal nga Bylisi që ka ndalur Partizanin dhe Kukësin.

Çfarë nuk shkon te Tirana?

Jam larguar, por e kam ndjekur Tiranën. Një problem që nuk më pëlqen, është që tifozët janë kundër drejtuesve dhe këtë e kam përjetuar kur isha aty. Unë si lojtar nuk e mendoj dot që fansat të jenë kundër presidencës. Kjo e bën lojtarin të jetë në presion. Plus problemeve të tjera që ju i dini me mirë se mua.

Rastet e penalltive? 

Nuk ishte vetëm ajo penallti, kanë qenë edhe dy penallti të tjera, për mua. Në rastin e parë kishte prekje të topit me dorë. Gjithsesi unë mendoj se rastet me Bicajn dhe Muratajn në pjesën e parë ishin penallti. Nuk jemi të kënaqur, pasi dhe arbitri ka ndikuar në ndeshjen e sotme. Trajneri nuk flet me arbitrat, por sot ishte i revoltuar. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por ndëshkimi me karton të kuq na ndëshkoi. Forca e Bylisit është grupi.

Klasifikimi?

Nuk e shoh klasifikimin dhe tabelën. Duhet të bëjmë sa më shumë pikë, oreksi vjen duke ngrënë. Duhet të jemi me këmbën në tokë. Me dy humbje shkon në vendin e tetë. Ekipe si Kukësi dhe Partizani e nisin si favoritë dhe kur e nisin mirë kthehet në presion. Ecuria e Bylisit nuk është fat, pasi tregojmë forcen dhe karakterin e atyre çunave.

Investimet në futboll?

Presidenti jonë ka 16 vite në drejtimin e Bylisit dhe tashmë ka eksperiencë të mjaftueshme. Ai është shumë pranë ekipit dhe investimet që janë bërë pasqyrohen në rezultate.

Ndjesja ndaj Teutës?

Unë te Teuta kalova një vit fantastik. Megjithatë ne jemi profesionistë. Shkëmbi më dha mundësinë që të rritem te Teuta, jo vetëm mua, por edhe disa lojtarëve të tjerë. Ne arritëm objektivat dhe e ndihmuam trajnerin të jetë i suksesshëm”.

Lojtarët e rinj?

“Kur ishim duke fituar 2-0 ndaj Tiranës, lojtarët e rinj ishin duke qeshur dhe gëzonin. Por nuk duhej të ndodhte pasi futbolli është i paparashikueshëm, gjithçka mund të ndodhë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"