Ecuria fantastike, Laçi do “pesëshen” dhe rekordin ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 16:17

Ecuria fantastike, Laçi do “pesëshen” dhe rekordin ndaj Partizanit

Laçi ka marrë maksimumin e pikëve në 4 javët e fundit, por tani synon që të “thyejë” veten. Pesë fitore radhazi kanë shumë që nuk i arrijnë, konkretisht 4 vite. Ka qenë shkurti i 2015-ës që sillte shpërthimin e kurbinasve.

laci

Asokohe morën jo 5, por 7 fitore të njëpasnjëshme, duke likuiduar Kukësin, Teutën, Tiranën, Vllazninë, Elbasanin, Flamurtarin dhe Apoloninë. Por në të radhës, u ndalën minimalisht nga Partizani. Rastësi apo jo, por kundërshtari i radhës është pikërisht ai.

Që pas atij momenti, kanë tentuar dy herë të marrin më shumë fitore radhazi, por kanë ngecur tek e 5-ta. Por në të njëjtin sezon (2014- 2015), fitonin me Flamurtarin, Vllazninë, Elbasanin dhe Apoloninë, por ndaleshin në barazim nga “demat”.

E fundit herë që kanë siguruar 4 fitore radhazi përkon me sezonin 2017-2018. Ishte muaji dhjetor kur mposhtnin radhazi Vllazninë, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Lushnjën. E megjithatë, në të 5-ën radhazi u mposhtën nga Kamza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"