Ecuria e Milanit, 2020 “e artë”, Pioli me sytë nga… kalendari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:31

Ecuria e Milanit, 2020 “e artë”, Pioli me sytë nga… kalendari

Mbase 2020-ta nuk është ende e artë për Milanin, por në aspektin e rezultateve është pa dyshim pozitiv. Pas poshtërimit kundër Atalantës, kuqezinjtë kanë treguar se momenti i vështirë vërtet nuk është harruar, por me siguri është hedhur pas krahëve. Shifrat nuk gënjejnë dhe gjithçka nis nga porta, ku Donaruma pas shuplakës në Bergamo është ndëshkuar në një ndeshje (2 gola nga Udineze), në pesë ndeshjet e fundit.

milan-2

Jo pa vështirësi, por ndjesia është se ekipi i ka asimiluar idetë e Stefano Piolit. Katër fitoret radhazi e sidomos shpluhurosja e Rebiçit dhe Kastijehos i kanë dhënë vijimësi punës së teknikut 54- vjeçar. Për të mos u harruar në asnjë mënyrë kontributi i Zlatan Ibrahimoviçit, që vërtet ka shënuar vetëm një gol, por i ka dhënë vetëbesim kujtdo që i vrapon pranë e mban të njëjtën fanellë me të. Merkatoja ka dhënë efekt edhe në prapavijë, ku Kjaer ka dërguar në harresë Mateo Muzakion, duke i dhënë më shumë stabilitet një prapavije që mbase lëkundet shumë, por nuk pëson po aq.

Milan44

KALENDARI – Europa është objektivi minimal për Milanin, që ndeshjet e radhës në Serinë A parashikojnë Veronën dhe Interin. Dy ndeshje në shtëpi, që mund t’i japin një tjetër lëvizje për lart renditjes kuqezi. Përpara është edhe Kupa e Italisë dhe sfida me Torinon nuk duket aq e pamundur, çka do t’i lejonte “Djallit” kualifikimin në gjysmëfinale, ku e pret Juventusi. Vështirësia e kalendarit është relative, ndërkohë që Milani ndryshon çdo ditë. Ishyje si Suso, Paketa e sidomos Piontek janë kthyer në probleme, teksa Bonaventura dhe Bilia po humbin pozicion në hierarkitë e ekipit. Të gjitha këto “teprica” mund të sistemohen në merkato, duke i dhënë mundësi Milanit të afrojë ndonjë përforcim, mbase më të motivuar se numrat 8, 9 dhe 39.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"