Ecuria e frikshme, Fiorentina kërcënon rekordin e Milanit të vitit 1993

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2023 | 23:47

Ecuria e frikshme, Fiorentina kërcënon rekordin e Milanit të vitit 1993

Fiorentina është skuadra tjetër italiane, që pas Interit, Milanit, Napolit dhe Juventusit, po zhvillon paraqitje dinjitoze në arenën Europiane.

6Xbkut99

Skuadra vjollcë triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-4 në Ligën e Konferencës ndaj Leh Poznan, duke regjistruar kështu fitoren e 9 radhazi në garat europiane, teksa kërcënon kështu rekordin e Milanit, të vendosur nga shtatori i vitit 1992 dhe prillit të 1993 me 10 fitore.

Gjasat janë të mëdha që me këtë ecuri skuadra e Fiores të thyejë rekordin e vendosur nga kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"