Ecuri fantastike/ I shënoi golin më të shpejtë në kampionat PSV-së, Broja bëhet adoleshenti më produktiv në 6 ligat më të mira të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 10:31

Ecuri fantastike/ I shënoi golin më të shpejtë në kampionat PSV-së, Broja bëhet adoleshenti më produktiv në 6 ligat më të mira të Europës

Armando Broja është duke jetuar një ëndërr me skuadrën e Viteses në kampionatin holandez. Vetëm 19-vjeç, sulmuesi i Kombëtares, është shndërruar në një lider te skuadra e tij.

BROJA ARMANDO

Shqiptarit, ditën e djeshme i mjaftuan vetëm 3 minuta e 35 sekonda, për të shënuar në portën e gjigantëve të PSV-së. Ky ishte goli më i shpejtë i Viteses pas fillimit të kampionatit.

Broja

Me 8 gola në më pak se 1000 minuta, Broja është adoleshenti me rezultatin më të mirë në gjashtë ligat më të mira të Europës këtë sezon ku përfshihen Anglia, Spanja, Gjermania, Holanda, Italia dhe Franca.

Armando Broja

19-vjeçari,  në pronësi të Çelsit është shndërruar në një bomber të frikshëm duke u bërë kështu njëri prej adoleshentëve më efektiv në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"