E zyrtarizua pak ditë më parë te PSG-ja, Poçetino merr lajmin e keq. Nuk mund ta drejtojë skuadrën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 21:45

E zyrtarizua pak ditë më parë te PSG-ja, Poçetino merr lajmin e keq. Nuk mund ta drejtojë skuadrën…

Mauricio Poçetino nis aventurën e re si trajner vetëm pak ditë më parë, teksa u emërua në stolin e PSG-së.

pochettino.psg.2020.2021.maglia.750x450

Megjithatë argjentinasin e ka ndjekur fati i keq dhe nuk mund ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e radhës. Pas tamponit të bërë së fundmi, Poçetino ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus dhe për këtë arsye ishte i detyruar të izolohej në shtëpi.

Në këtë situatë, prania e trajnerit në ndeshjet dhe stërvitjet e PSG-së është e pamundur, deri në momentin që do të rezultojë negativ ndaj virusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"