E zëvendëson një grek, në Itali janë të sigurt: Hysaj largohet nga Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:32

E zëvendëson një grek, në Itali janë të sigurt: Hysaj largohet nga Napoli

Kohët e fundit, është folur shumë për të ardhmen e Elseid Hysajt, e cila është shndërruar në një telenovelë, por në Itali, duken të sigurt, shkodrani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit!

hysaj-proteste-1000x600

“Sky Sport” raporton se drejtuesit e Napolit kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e shqiptarit. Emri kryesor për të zëvendësuar Hysajn  është Kostas Tsimikas.

Mbrojtësi grek është futbollist i rritur në akademinë e Olimpiakosit, teksa edhe në sezonin aktual aktivizohet me gjigantët helenë.

konstantinos-tsimikas-olympiacos-1579008163-29790

23-vjeçari luan në krahun e majtë dhe shihet si zëvendësuesi direkt i shkodranit. Vlera e mbrojtësit në merkato është 3.5 milionë euro dhe çmimi i tij do të jetë më se i përballueshëm për Napolin, pas shitjes së Hysajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"