E zbulon zyrtari i klubi, ja e ardhmja e mesfushorit Bernard Berisha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:05

E zbulon zyrtari i klubi, ja e ardhmja e mesfushorit Bernard Berisha

Bernard Berisha do të jetë pjesë e Akhmat Groznit edhe për 3 vite të tjera. Ish-lojtari i Skënderbeut në vitet 2014-2016 ka ngjallur dashurinë e drejtuesve të skuadrës ruse, të cilët dëshirojnë të besojnë sërish vlerave të 28-vjeçarit.

bERISHA BERNARD

Vetë drejtori i klubit të Akhmat Groznit Akmet Aidarimov konfirmon për mediat se lojtari i Kosovës dhe klubi rus kanë arritur akordin paraprak për të rinovuar kontratën aktuale edhe për 3 vite të tjera.

Berisha5

‘’Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një akord për të firmosur për 3 vite”, zbulon zyrtari i klubit rus për “news.sportbox.ru”.

Berisha

Berisha aktivizohet në Rusi prej 3 vitesh duke veshur fanellat e Anzhit si dhe atë të Akhmat Groznit. Prej disa vitesh, ai ishte titullar i padiskutueshëm në formacionin e Kosovës për shpërthimi i disa lojtarëve bënë që trajneri Bernard Shalandes ta mënjanonte. Te Grozni, Berisha luan bashkë me Odise Roshin, titullarin e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"