E zbulon vetë lojtari: Më ka bërë ofertë Kastrioti, kontrata më ka skaduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 19:17

E zbulon vetë lojtari: Më ka bërë ofertë Kastrioti, kontrata më ka skaduar

Portieri i Drenicës, Arion Ymeri, për Gazetën “Blic” ka thënë se ka dy oferta nga kampionati shqiptar, një prej të cilave është skuadra e Kastriotit.

arion ymeri

“Kontrata më ka skaduar me të përfunduar ky sezon. Nuk e di se a do të qëndroj në Skenderaj. Jam i kontaktuar nga dy klube të Superiores shqiptare. Kastrioti nga Kruja më ka bërë ofertë zyrtare, ndërsa edhe një ekip tjetër shqiptar ka shprehur interesim për mua, por nuk dua ta zbuloj, sepse nuk ka diçka më konkrete.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Normalisht që edhe Drenica është e interesuar për të vazhduar kontratën, por mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se ku do të luaj në sezonin tjetër”, tha Ymeri. Ymeri në këtë sezon ka arritur të mbajë portën e paprekur në 9 ndeshje me Drenicën.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"