E zbulon shoku i skuadrës, talenti gjerman preferon të luajë në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 17:01

E zbulon shoku i skuadrës, talenti gjerman preferon të luajë në Premier Ligë

Kai Havertz është një nga talentet më premtues në Bundesligë. Mesfushori që aktivizohet me Bajern Leverkusen ka bërë një sezon mjaft të mirë. Për gjermanin interesohen shumë skuadra, me mesfushorin që ka dhënë sinjale largimi nga skuadra.

kai-havertz-bayer-leverkusen-1559539179-22576

Flitet se Havertz kërkon të provojë një aventurë të re jashtë Gjermansië. Së fundmi këto fjalë i ka forcuar edhe shoku i tij i skuadrës Uendell. Në një intervistë për “The Guardian” mbrojtësi u shpreh: “Ëndrra e Havertz është të luajë në Premier Ligë. Do të përmirësohet shumë nëse transferohet në Angli. Kai dëshiron të luajë në kampionatin anglez dhe jam i bindur që do të jetë i suksesshëm edhe atje.
Po flasim për një futbollist të kompletuar, i cili mund të luajë si numër 9 dhe si rolin e numrit 10. Ai është mjaft i përqendruar dhe shumë inteligjent. Ia del të kuptojë shumë shpejt atë që kërkon trajneri prej tij“, deklaroi 26-vjeçari brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"