E zbulon prestigjiozia “L’Equipe”, ja cila do të jetë e ardhmja e Nejmar dhe Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 10:05

E zbulon prestigjiozia “L’Equipe”, ja cila do të jetë e ardhmja e Nejmar dhe Mbape

Është përfolur prej shumë kohësh, për një largim të mundshëm të 2 yjeve Nejmar dhe Mbape nga PSG-ja, por kjo gjë pritet të mos ndodhë për të paktën edhe 1 sezon.

Nejmar Mbape

Prestigjiozja franceze “L’Equipe” ka zbuluar së fundmi se e ardhmja e Nejmarit dhe Mbapesë është vendosur dhe ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e PSG-së.

Në Francë duken të sigurt për këtë vendim, gjithsesi kjo pritet të konfirmohet në ditët në vijim, pasi siç dihet lajmet për sa i përket të ardhmes së 2 yjeve kanë qënë të shumta, teksa vetëm lajmi zyrtar i klubit është ai që i vendos veten.

Nejmar dhe Mbape

Kujtojmë që për Nejmarin është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm te Barcelonë, ndërkohë që emri i kampionit të botës Kilian Mbape ka qenë i lidhur me Realin e Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"