E zbulon presidenti i Veronës: Kumbulla ishte shumë afër kalimit te Napoli, tani e ndjekin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:23

E zbulon presidenti i Veronës: Kumbulla ishte shumë afër kalimit te Napoli, tani e ndjekin…

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serinë A këtë sezon, ku me të drejtë në gjurmët e tij janë vënë shumë klube të mëdha.

kumbulla.verona.2019.201.750x450

Pikërisht një nga këto klube është edhe Napoli, që tentoi ta afronte në skuadër talentin shqiptar në janar, por një marrëveshje nuk u arrit. Këtë e zbulon vetë presidenti i Helas Veronës, Mauricio Seti, i cili për “Radio Kiss Kiss” është shprehur: “Është e vërtetë që në janar kishte një interesim të madh të Napolit për Kumbullën.

Megjithatë atëherë nuk u pa momenti i përshtatshëm dhe lojtari preferoi të merrte kohë për të reflektuar dhe kjo ishte arsyeja pse transferimi dështoi. Tani për të interesohen disa ekipe të tjera.”, u shpreh Seti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"