E zbulon presidenti i klubit të njohur: Ishim shumë afër për të marrë Mesin dhe Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 16:03

E zbulon presidenti i klubit të njohur: Ishim shumë afër për të marrë Mesin dhe Guardiolën

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka zbuluar se klubi që ai ka në pronësi ishte shumë afër të merrte Mesin dhe Guardiolën në të kaluarën, por nuk u arrit akordi.pep_1

Torres ka pasur kontakte të ngushta me ish-presidentin e Barcelonës, Huan Laporte dhe u përpoq të shfrytëzonte miqësinë e tij për të afruar Mesin dhe Guardiolën te Getafe.

“Në vitin e parë ose të dytë të Mesit me ekipin e parë të Barcelonës, ne ishim shumë afër për ta marrë atë te skuadra jonë, në formën e huazimit. Në fund, natyrisht, Frank Rajkard nuk u pajtua dhe kështu kjo mbeti vetëm një dëshirë e jona, e parealizuar.

Gjithashtu ne ishim gati të merrnim edhe Guardiolën në krye të skuadrës, kjo pasi drejtori sportiv i Barcelonë, Xhiki Begiristan, asokohe pasi skuadra e tij kishte marrë një barazim në Ligën e Kampionëve, synuan të merrnin trajnerin tonë, Majkëll Laudrup dhe të na jepnin Guardiolën, por më pas as kjo nuk ndodhi.”, u shpreh presidenti i Getafes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"