E zbulon presidenti i Breshias: PSG-ja dhe Barcelona më bënë oferta, por Tonali pëlqen këto dy klube italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2020 | 10:37

E zbulon presidenti i Breshias: PSG-ja dhe Barcelona më bënë oferta, por Tonali pëlqen këto dy klube italiane

Presidenti i Breshias Masimo Selino zbuloi për mediat se PSG-ja dhe Barcelona janë përpjekur të blejnë “xhevahirin” e skuadrës së tij Sandro Tonali.
tonali.brescia.2019.20.750x450
Por, kreu i klubit italian shton se mesfushori 20-vjeçar pëlqen Juventusin dhe Interin, dy klube që janë vënë në ndjekje të tij.

“Unë i dua shumë disa futbollistë dhe nuk do të doja kurrë që t’i shisja. Të ndërtoja ekipin rreth Tonalit ka qenë ëndrra ime. Por, e di se djaloshi ka vlera të mëdha. Presidenti i PSG-së dëshironte që ta kishte Sandron te PSG-ja, madje më ka shkruar sot. Por, Tonali nuk dëshiron që të shkojë në Francë. Ai preferon Interin dhe Juventusin. Presidenti Napolit Aurelio De Laurentis më ka ofruar 40 milionë euro për Tonalin. Edhe Fiorentina dëshiron që ta marrë, por fati i tij në një farë mënyre është vendosur. Përpara koronavirusit, Barcelona paraqiti një ofertë prej 65 milionë eurosh plus dy futbollistë, por besoj se ata e morën mesazhin”, rrëfeu për “Corriere Dello Sport” presidenti i Breshias Masimo Selino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"