E zbulon presidenti Bardhi/ Dinamo, binjakëzim me një skuadër italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 21:32

E zbulon presidenti Bardhi/ Dinamo, binjakëzim me një skuadër italiane

Dinamo duket se e ka ndarë mendjen duke mos e kthyer më kokën andej nga erdhi, por si fillim të kthehet aty ku e ka vendin në historinë e futbollit shqiptar dhe më pas të hedhë vështrimin nga klubet e huaja me emër.

dinamo 1

Gjatë intervistës për “Panorama Sport”, presidenti i Dinamos ka zbuluar se së shpejti do të ketë një binjakëzim me një skuadër italiane, por pa dhënë detaje të tjera.

ARDIAN-BARDHI

“Shumë shpejt do të japim lajmin për binjakëzimin me një skuadër italiane dhe gjatë merkatos së janarit do të kemi një bashkëpunim edhe për lojtarët me këtë skuadër”, ka pohuar presidenti i dinamovitëve, Ardian Bardhi. Një tjetër risi kjo për skuadrën blu, që tashmë ka një organizim ndryshe, siç meriton një klub që ka fituar 18 tituj kampionë në Kategorinë Superiore dhe 13 Kupa të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"