E zbulon përgatitësi i tij: Ja si Loris bëri pritjen vendimtare për Francën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 21:31

E zbulon përgatitësi i tij: Ja si Loris bëri pritjen vendimtare për Francën

Të gjithë e dimë se Hugo Loris është portieri i Totenhemit. Trajneri i portierëve te skuadra angleze është Toni Himenez i cili i ka bërë një praktikë të veçantë portierit francez.

396355_TS_08-07-18_5218450004_

Ai ka bërë një pritje vendimtare gjatë ndeshjes me Uruguajin pas një goditje të fortë me kokë që po shkonte në cepin e portës. Për të shpjeguar se si Loris e ka bërë këtë pritje ka folur zëvendëstrajneri Hesus Perez Perez.

992896626.jpg.0

“Toni punon shumë me atë. Qëndrim në vijën e tij e ndihmon Hugon që të ketë më shumë kohë të reagojë mes kontaktit dhe vijës së golit. Kjo i jep një fushëpamje reagimi më të mirë, si dhe i lejon që të ushtrojë presion mbi sulmuesit. Jo të gjithë portierët janë të njëjtë, as trajnerët. Nuk ka një konsensus përfundimtar mes portierëve dhe trajnerëve. Gjithsesi, portierët e sotëm janë më të avancuar”, deklaroi Perez Perez, ku pohon se ekziston një program specifik trajnimi për Hugon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"