E zbulon Perez: Ronaldon e shita sepse nuk kishte oferta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 15:32

E zbulon Perez: Ronaldon e shita sepse nuk kishte oferta…

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e parpriu kuvendin e të dielës së ardhshme me një minikuvend, në të cilin foli për tema të ndryshme, duke përfshirë largimin e Cristiano Ronaldos. Gjatë këtij takimi, presidenti i “Los Blancos” zbuloi arsyen pse pranoi ta ulte shumëfish klauzolën e largimit të Cristiano Ronaldos dhe pastaj shitjen e tij të mëvonshme te Juventusi.

perez

Presidenti i Real Madridit shpjegoi gjithçka që ndodhi në marshimin e Cristiano Ronaldos drejt kampionëve të Italisë dhe zbuloi arsyen pse u detyrua të ulte klauzolën e tij të largimit: “Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë“, – tha Florentino Pérez para delegatëve të Real Madridit, duke lënë të kuptohet se nuk afrohej asnjë klub për sa ia kishte vënë çmimin yllit portugez.

ronaldo perez

– Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos. Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje, – vazhdoi më tej Pérez. – Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"