E zbulon modelja: Shumaker komunikon me sy, ja çfarë po ndodh me ish-pilotin e Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:21

E zbulon modelja: Shumaker komunikon me sy, ja çfarë po ndodh me ish-pilotin e Formula 1

Së fundmi, janë publikuar të tjera zbulime shokuese për gjendjen shëndetësore të Majkëll Shumakerit. Legjenda e Formulës 1, shtatë herë kampion bote, vijon të mbajë në ankth tifozët e tij të shumtë që prej aksidentit të tmerrshëm që pësoi në Alpe teksa bënte ski.

shumaker

Shumaker mbeti fillimisht në koma për një kohë të gjatë, ndërsa gjendja e tij vijon të jetë tepër delikate. Që prej vitit 2013, kur pësoi edhe aksidentin në Meribel, informacionet për gjendjen e ish-pilotit të Ferrarit kanë qenë shumë të reduktuara, kjo pasi familja e tij ka zgjedhur heshtjen absolute, duke kërkuar respektimin e privatësisë.

Familja Shumaker gjithnjë është treguar hermetike dhe thuajse nuk ka nxjerrë asnjë informacion për ish-pilotin, ndërsa nga ana tjetër spekulimet nuk kanë ndalur. Nëse vetëm disa ditë më parë një neurolog i njohur zviceran kishte bërë të ditur se Shumaker po kalon një gjendje vegjetative, tashmë vijnë informacione të tjera, këtë herë nga Italia.

Shumaker Ferrari

Elisabeta Gregoraçi, ish-bashkëshortja e Flavio Briatores, siguron se Shumi nuk flet, por komunikon vetëm me lëvizje të syve. Gjatë një bisede me një prej konkurrentëve në një “reality show”, modelja deklaroi. “Vetëm tre persona mund ta vizitojnë Shumakerin dhe unë e di se kush janë ata”, tha Gregoraçi, e cila më pas shtoi: “E kanë transferuar në Spanjë, ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërtuar një spital brenda shtëpisë. Shumaker nuk mund të flasë, por komunikon vetëm me sy”, u shpreh modelja e famshme italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"