E zbulon media spanjolle: Ylli i Realit ka rinovuar deri në vitin 2023

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 18:52

E zbulon media spanjolle: Ylli i Realit ka rinovuar deri në vitin 2023

Pavarësisht se klubi i Real Madridit nuk e konfirmuar zyrtarisht se mesfushori Kasemiro ka rinovuar kontratën me 13-herë kampionët e Europës, media spanjolle “Marca” pretendon se braziliani ka zgjatur bashkëpunimin me “Los Blancos” deri në vitin 2023.
kasemiro
Sipas medias prestigjioze të futbollit iberik, mesfushori me tipare shkatërruese do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2023, ndërsa do të paguhet nga 4.85 milionë euro në 9 milionë euro.

Për më tepër, “Marca” pretendon se Kasemiro e ka rinovuar kontratën disa muaj më parë, por Reali ka vendosur që lojtarët, të cilët pranojnë të qëndrojnë në ekip nuk do të komunikohet lajmi i rinovimit të kontratës.

Kasemiro konsiderohet si njëri prej shtyllave të skuadrës së Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"