E zbulon kryetari i bashkisë, sulmuesi i Kombëtares anuloi dasmën për të firmosur në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 10:43

E zbulon kryetari i bashkisë, sulmuesi i Kombëtares anuloi dasmën për të firmosur në Itali

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku u transferua disa ditë më parë të skuadra e Virtus Entelës në Serinë B duke hequr dorë përfundimisht nga kampionati kazakistanës, ku më parë ishte aktivizuar me Astanën, Tobolin dhe së fundmi ishte shumë pranë marrëveshjes me Ordabasin.

llullaku-albania

Për t’u transferuar te Entele, Llullaku ka bërë një sakrificë të madhe duke anuluar ceremoninë e dasmës me partneren e tij Roksanën. Kjo gjë është zbuluar nga kryetari i bashkisë së Tarzos në Itali, qytezë ku sulmuesi jetoi shumë vite si emigrant. Në një prononcim për mediat vendase, Vinçento Saket nuk ngurroi t’i thurte elozhe shqiptarit duke u shprehur:

llullaku-3

“Llullaku u largua nga lufta bashkë me mamanë dhe vëllain e tij. Janë sjellë gjithmonë mirë dhe të gjithë i deshën shumë që në ditën e tyre të parë këtu në Tarzo. Unë e ndjek Azdrenin fillimisht si i apasionuar i futbollit, më shumë sesa si një kryetar bashkie.

Kombetarja

 

Nuk e kanë të gjithë në qytezën e tyre një djalë i cili luan në Kombëtare dhe prej pak kohësh u kthye në Itali për të luajtur në një skuadër të Serisë B.

llullaku entela

Ai është një djalë i thjeshtë, i cili ka vuajtur dhe e njeh mirë fjalën sakrificë. Unë do të kisha celebruar dasmën e tij në javën e kaluar, por ai shtyu gjithçka për shkak të nënshkrimit të kontratës së re”, shpjegoi kryebashkiaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"