E zbulon gruaja, Moxhi menaxheri i ri i Kasanos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 21:20

E zbulon gruaja, Moxhi menaxheri i ri i Kasanos

Antonio Kasono nuk ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane është në kërkim të një skuadre të re dhe për këtë gjë ai është marrë në patronazh nga menaxheri Alesando Moxhi, djali i drejtorit të Partizanit, Luçiano Moxhi.

kasano

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gruaja e Kasanos, e cila nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka shkruar: “Dua të theksoj se nuk jam unë menaxherja e Antonios. Prej disa muajsh, menaxheri i Antonios është Alesandro Moxhi”.

Karolina

Alesando Moxhi është një prej menaxherëve më të njohur në Itali dhe pas këtij bashkëpunimi, shumë shpejt pritet që sulmuesi italian t’i bashkohet një skuadre futbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"