E zbulon gazetari i njohur/ Ja cili është kushti i Brojës për klubin e ri që kërkon ta transferojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 0:10

E zbulon gazetari i njohur/ Ja cili është kushti i Brojës për klubin e ri që kërkon ta transferojë

Armando Broja është padyshim një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Të shumta kanë qenë klubet Europiane, që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit shqiptar që bëri një sezon të shkëlqyer te Sauthempton, në sezonin që sapo u mbyll.

broja

Kartoni i yllit shqiptar është në pronësi të Çelësit, që kërkon afro 30 milionë paund për ta lënë të lirë Brojën. Ndërkohë së fundmi gazetari i “Goal”, Nizar Kisnella, zbulon se një kusht i vendosur nga sulmuesi i Shqipërisë në negociatat me të gjitha klubet që interesohen për të, është garancia që kërkon Broja për të qenë në plan të pare. 20-vjeçari do të aktivizohet si titullar dhe jo të jetë zgjedhje dytësore në klubin që ai do të transferohet.

broja

Uest Hemi, Napoli, Atalanta, Evertoni, Lacio, janë disa nga emrat e rëndësishëm që kanë shfaqur interes për shërbimet e bomberit shqiptar. Gjithsesi ekziston mundësia, që me Lukakun thuajse të larguar, që Brojës ti jepet një shans edhe te klubi prestigjioz i Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"