E zbulojnë mediat italiane, Partizani akord me mesfushorin nga Panamaja (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 12:12

E zbulojnë mediat italiane, Partizani akord me mesfushorin nga Panamaja (Video)

Drejtuesit e Partizanit vazhdojnë gjuetinë në merkato. Emërimi i drejtorit të ri sportiv Antonelo Preiti, duket se ka hapur “shtigje” të reja. “Tuttomercatoweb” zbulon se kryeqytetasit janë shumë pranë akordit me mesfushorin nga Panamaja, Erik Herrera.

Herrea

25-vjeçari u “divorcua” para pak ditësh me skuadrën e Leçes dhe pritet të nisë një aventurë të re në kampionatin shqiptarë. Sezonin e fundit Herrera ishte i huazuar te Paganese në Lega Pro ku u aktivizua vetëm 8 takime gjatë të gjithë sezonit. Në të kaluarën ai ka qënë pjesë edhe e Avelinos, Riminit dhe Melfit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"