E zbulojnë mediat holandeze/ U largua nga grumbullimi me Kombëtaren, Broja pritet të zbresë në fushë këtë fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 22:58

E zbulojnë mediat holandeze/ U largua nga grumbullimi me Kombëtaren, Broja pritet të zbresë në fushë këtë fundjavë

Sulmuesi Armando Broja, po kalonte një formë të shkëlqyer në kampionatin holandez me skuadrën e Viteses, duke u shndërruar në një lider absolut te ky ekip.

broja 2222222222222

Të gjithë prisnin që shqiptari, të bënte të njëjtën gjë edhe me fanellën e Shqipërisë, por 19-vjeçari, nuk ia doli të ishte gati për 2 ndeshjet e muajit nëntor, duke u larguar nga grumbullimi.

I pyetur nga “Panorama Sport” në lidhje me largimin e Brojës, trajneri Reja deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë, se Broja ishte i detyruar të largohej për shkak të problemeve fizike. Sulmuesi u stërvit vetëm një ditë pasi mbërriti në Shqipëri, pasi sipas stafit kuqezi, kishte probleme muskulore dhe nuk ishte në gjendje që të jepte kontributin e tij në fushën e lojës.

Broja26

Ndërkohë së fundmi, media holandeze “gelderlander.nl”, ka raportuar se Broja e ka kaluar dëmtimin e lehtë fizik dhe pritet të jetë në fushë në përballjen e fundjavës ndaj Groningen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"