E zbuloi Magani, Lila: Besa është një shkollë talentesh, dua të debutoj në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 18:17

E zbuloi Magani, Lila: Besa është një shkollë talentesh, dua të debutoj në Superiore

Për shumicën e futbollistëve vazhdimi i sezonit shihet më shumë nga ana e pagesës, por për ata më të rinjtë kjo situatë ka një tjetër kuptim. Është pasion dhe perspektivë për të arritur ëndrrat, siç pohon peqinasi i Besës, Bledar Lila, i cili u pikas nga ish-trajneri i kavajasve, Gugash Magani.
bledar lila
Për “Panorama Sport”, Lila shprehet: “Më duket sikur kemi mbaruar një luftë tani që jemi kthyer në stërvitje. Ne të rinjtë jemi në hapat e parë dhe dëshirojmë më shumë stërvitje e ndeshje. Tani ndihem mjaft mirë fizikisht, por mbi të gjitha moralisht. Vetë fakti që ditën e parë nuk kishte asnjë mungesë, tregon ‘urinë’ e çunave për futboll. Besa mbetet ndër shkollat e talenteve. Sot ish-lojtarë të saj bëjnë karrierë në Europë. Stili i lojës dhe ambienti janë motivues. E di që është një shans i mirë dhe po punoj fort që shpejt të nis karrierën në Superiore. Ndeshjet e mbetura janë një plus për të përfituar më shumë përvoje. Jemi të vendosur të tregojmë se kemi një skuadër të denjë”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"