“E vuaj situatën e Flamurtarit dhe Luftëtarit”, Bregu: Vlerësoj Tiranën për karakterin, Partizani s’ka për të hequr dorë nga titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 23:42

“E vuaj situatën e Flamurtarit dhe Luftëtarit”, Bregu: Vlerësoj Tiranën për karakterin, Partizani s’ka për të hequr dorë nga titulli

Njeriu i momentit te Skënderbeu Dejvi Bregu pranon se ai dhe shokët e skuadrës janë provokuar disa herë nga kundërshtarët për faktin se përse luajnë për një ekip që është dënuar nga UEFA me 10 vite pezullim në aktivitetet europiane.

dejvi bregu

Në lidhje me trajnerët që ka punuar, Bregu i falenderoi të gjithë ata që i kanë besuar gjatë karrierës.

Në lidhje me ofertat e disa klubeve ruse dhe skandinave drejt tij, Bregu pranoi se është njohur nga Skënderbeu me skuadrat që interesohen për të, por pranoi se do të shqyrtohen të gjitha ofertat deri në fund të muajit shkurt.

“Fitorja me Teutën dhe seria e rezultateve pozitive të Skënderbeut – Është një fitore shumë e rëndësishme sepse vijmë nga një moment i mirë. Kemi vetëm 1 humbje në 2020. Ky trepikësh na ndihmon psikologjikisht të ecim përpara.

Të luajturit për një skuadër që është dënuar nga UEFA – Normalisht na vjen inat, sepse sakrifkojmë dhe jemi larg shtëpive. Jemi këtu për profesionin tonë. Kur na thonë se përse luani kur jeni dënuar nuk na vjen mirë. Na kanë ngacmuar edhe tifozët kundërshtarë kur luajmë në fushën e tyre. Kjo nuk është korrekte dhe shpresoj të mos përsëritet më.

Ilir Daja dhe trajnerët që ka punuar më parë – Nuk do të ishte korrekte të rendisja trajnerët më të mirë, por është njëri nga më të mirët që kam punuar.  U jam mirënjohës të gjithë trajnerëve sepse ndiej që jam rritur shumë si lojtar duke punuar me të. Kam punuar me shumë trajenrë. Edhe Orges Shehin me të cilin fitova një trofe vjet e përshëndes.

Aventura jashtë Shqipërisë– Presidenti tha deri në shkurt do të presim. Ka oferta që do të shqyrtohen deri në fund. Pas ndeshjes me Tiranën kur më pyetën u përgjigja me batutë thashë se do bënin mirë ta më tregonin se ku do të luaja . Kur të jetë oferta më e mirë e klubit do të vendoset për skuadrën time të re.

Dëshira – Më kanë thënë disa oferta, por besoj se ajo që do të jetë zgjidhja përfundomtare është që klubit të plotësohet financiarisht, si dhe unë të rritem profesionalisht”, përfundoi Bregu.

bregu

Në vazhdim të emisionit “Zona Gol”, sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu foli për dy ish-skuadrat e tij Flamurtarin dhe Luftëtarin, të cilat janë afër rënies nga Kategoria Superiore si dhe për rivalitetin për titullin kampion.

Ai shtoi se e vuan krizën e rëndë të skuadrës gjirokastrite dhe vlonjate, ndërsa vlerësoi Tiranën për shpirtin kurajoz në fushë, Kukësin për repartin sulmues, ndërsa beson se Partizani nuk do të heqë dorë nga lufta për titullin kampion.

Ëndrra për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë – Janë gjëra që vendosen nga të tjerë njerëz dhe koha do të tregojë nëse do ta realizojë ëndrrën time.

Ish-i i Flamurtarit dhe Luftëtarit – E kam zemrën të ndarë në dysh për Flamurtarin dhe Luftëtarin e vuaj vetë këtë situatë njësoj si të jem në Vlorë dhe Gjirokastër.

Titulli – Me të 3 kemi luajtur i kemi dominuar, të treja janë në garë për titull. Tirana ka shfaqur karakter dhe i përgëzoj. Kukësi ka sulmin më të mirë. Partizani mbetet kampion në fuqi .Partizani nuk do të heqë dorë kollaj nga titulli”, deklaroi për “Zona Gol” sulmuesi i Skënderbeut Dejvi Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"