E vranë për një autogol, pranga porositësit të vrasjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 12:27

E vranë për një autogol, pranga porositësit të vrasjes

Kanë kaluar mbi dy dekada, por ligji dhe drejtësia janë vendosur. Pas 24 vitesh është vënë nën pranga urdhëruesi i vrasjes së Andres Eskobar, futbollisti që u vra më 2 korrik 1994, pesë ditë nga eliminimi i Kolumbisë nga Botërori amerikan.

Andres-escobar

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë disa futbollistë të kombëtares kolumbian u kërcënuan me jetë, por ishte autogoli i shënuar nga 27-vjeçari Andres Eskobar në ndeshjen kundër SHBA ai që e acaroi akoma edhe më shumë situatën.

Fitorja në ndeshjen e tretë për fazën e grupeve të Botërorit SHBA 1994, nuk solli asgjë të re për kolumbianët, ndaj të cilëve presioni ishte i madh.

Eskobar

Pasi u kthye në atdhe, mbrojtësi Eskobar u qëllua me 3 plumba pistolete pas shpine, e pas thuajse 24 vitesh në pranga ka përfunduar Santiago Gajon Henao, një trafikant droge, i cili dyshohet se ka dhënë edhe urdhrin për vrasjen e kapitenit të Kolumbisë që pak ditë para se të vritej kishte marrë edhe një ofertë nga Milani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"