“E vështirë të qëndrojmë mbyllur”, flet Dita: Ju tregoj pse ia dhashë shiritin Jashanicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 17:38

“E vështirë të qëndrojmë mbyllur”, flet Dita: Ju tregoj pse ia dhashë shiritin Jashanicës

Bruno Dita ka dhënë një intervistë në lidhje live për “Supersport’”, sigurisht nga shtëpia e tij për shkak të izolimit nga Koronavirusi.Dita-goli

Mesfushori në intervistën e dhënë ka treguar pse ia dha shiritin e kapitenit Jashanicës, duke thënë se ky moment nga Koronavirusi është shumë i vështirë.

“Shiritin ia dhashë Jashanicës për shkak se qëndroi jashtë fushave të blerta për 2 vite, diçka që nuk ishte e lehtë për atë. Karantinimi? Është shumë e vështirë që të qëndrojmë të mbyllur në shtëpi, por në këtë kohë më e mira që mund të bëjmë kjo është. Shpresoj që kjo situatë të kalojë shumë shpejt.”, u shpreh Dita.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"