E vërteta e Piontekut, golat i ka humbur në… fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 8:37

E vërteta e Piontekut, golat i ka humbur në… fazën përgatitore

Golat i mungonin si atij ashtu edhe Milanit. E vështirë të thuhet se kujt më shumë, por nga ana e grupit dhe e drejtuesve besimi ndaj tij nuk ka munguar. 

MILANIII

Kristof Piontek bëri modestin pas ndeshjes, teksa për televizionin e klubit u shpreh: “Në situata të tilla individi qëndron gjithmonë në plan të dytë. Skuadra qëndron mbi gjithçka në këto çaste. Të gjithë luajtëm mirë dhe akoma më shumë ka peshë fakti se dolëm me pikë të plota nga një fushë e vështirë”.

piontek

Për 24-vjeçarin Milani nuk mund të humbë më kohë dhe shanse, ndaj çdo ndeshje duhet vlerësuar në maksimum: “Tri pikët janë një detyrë për ne dhe nuk mund të kënaqemi me dy fitore. Më vjen mirë që dhashë edhe unë kontributin tim. Që nga fillimi i sezonit kam pasur probleme, e mbase gjatë verës nuk munda dot të përgatitesha si duhet. Për fat të mirë, problemet kanë kaluar dhe pas çdo ndeshjeje po ndihem më mirë. Uroj që të vazhdojmë me këto ritme të gjithë, sepse nuk ka kohë për të humbur”. Nuk mund të mungonte edhe qëndrimi i Piontekut në lidhje me zbarkimin e Ibrahimoviçit te Milani. “Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe kemi nevojë për lojtarë të tillë. Ka bërë shumë mirë kudo ka luajtur, ndaj nëse na bashkohet, do të ishte fantastike për Milanin”, përfundoi polaku.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"