E vërteta e gjyqit me trajnerin çek, Idrizi: Levin e kemi paguar, ai tani kërkon që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 11:58

E vërteta e gjyqit me trajnerin çek, Idrizi: Levin e kemi paguar, ai tani kërkon që…

Sinan Idrizi zbulon se çeku Stanislav Levi ka kërkuar që të rikthehet këtë verë te Flamurtari. Administratori i vlonjatëve, për “Panorama Sport”, ka pranuar dje se Levi ka fituar gjyqin dhe klubi i paguar atij detyrimet sipas rrogës që ishte 50 mijë euro në sezon. Idrizi deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë detyrim ndaj çekut, i cili është paguar.

idrizi

“Klubi nuk ka probleme me Levin. Kjo është histori e mbyllur. Nuk ka pse të flasim për këtë gjë. Më thoni që zyrtarisht kemi këtë shkresë që ta di edhe unë çfarë është. Ne nuk kemi një problem të tillë. Kur kam, unë nuk kam pse i fsheh. E them gjithmonë që çfarë janë përgjegjësitë e mia, janë të miat. Por, nuk ka një problem të tillë. Kjo histori është mbyllur që para tre viteve. Unë e kam paguar Levin një vit të plotë. Levin ne e çuam në FIFA për braktisje të detyrës. Ndërkohë, ish-trajneri shkoi në gjyq dhe e fitoi. Ne ekzekutuam vendimin dhe u mbyll historia. Ai rrogën te ne e ka pasur 50 mijë euro në sezon. Levi e ndjek Flamurtarin dhe në verë donte që të vinte te ne. Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me të”, përfundoi Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"