E vërshëlleu i gjithë “Wembley”, Ramos: Fëmijët e mi morën kërcënime me vdekje sepse…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 9, 2018 | 16:47

E vërshëlleu i gjithë “Wembley”, Ramos: Fëmijët e mi morën kërcënime me vdekje sepse…

Ditën e djeshme u luajt super ndeshja, midis Anglisë dhe Spanjës që përfitoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1-2. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje, përveç rezultatit ishin vërshëllimat e tifozëve për mbrojtësin Serxhio Ramos dhe e gjithë kjo për shkak të dëmtimit që ai i bëri lojtari Muhamed Salah, në finalen e Uefa Champions League.

NINTCHDBPICT000432385873-e1536490704436

Por në konferencën për shtyp pas ndeshjes Ramos ka zbuluar se fëmijët e tij morën kërcënime me vdekje pas dëmtimit të Muhamed Salah.

NINTCHDBPICT0004111604632

“Do të kisha dashur një tjetër pritje sepse njerëzit kujtojnë vetëm veprimin e fundit dhe askush nuk i kujton kërcënimet me vdekje që familja dhe fëmijët e mi morën. Është një çështje shumë e ndjeshme që njerëzit mund të marrin si një shaka dhe kjo është arsyeja pse ata fishkëllejnë në një stadium të shkëlqyer si ky, ndërgjegjja ime është shumë e qartë, shpjegova edhe pse nuk më duhet të jap më shumë shpjegime”.- tha Ramos pas ndeshjes.





www.minuta90.com