“E vëmë me bast që i shënoj Partizanit”, Kobina sfidon Refik Halilin. Presidenti i Tiranës e befason me përgjigjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 22:35

“E vëmë me bast që i shënoj Partizanit”, Kobina sfidon Refik Halilin. Presidenti i Tiranës e befason me përgjigjen

Uinful Kobina sfi don Refik Halilin me një bast mes tyre para derbit me Partizanin. Në fund të stërvitjes së djeshme, presidenti i Tiranës takoi të gjithë lojtarët, ndërkohë që në momentin e Kobinës, veç fjalëve të mira, ganezi i habiti të gjithë. “”, ia lëshoi mesfushori batutën presidentit bardheblu në anglisht.

uinful kobinah

Halili për të mbajtur lojën nuk tërhiqet nga provokimi i lojtarit dhe i thotë mesfushorit: Me sa të duash. Po të them se nëse shënon në derbi, vendose ti shumën dhe e ke të fituar bastin. Madje je fitues edhe nëse luan mirë dhe Tirana triumfon në derbi”, shton Halili, që sfidon sfiduesin.

halili

Më pas diskutime për ndeshjen me të kuqtë dhe të gjithë në shtëpi. Kujtojmë se Uinful Kobina i dhuroi Tiranës fitoren në derbi pas më shumë se gjashtë vitesh pritje. Lojtari ganez shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt në sfidën e dytë mes dy skuadrave të kryeqytetit, gol që më pas rezultoi si ai i “katharsisit” bardheblu dhe rilindjes së skuadrës që deri më sot drejtohet nga Emanuel Egboja.

STËRVITJA – Edhe dje Tirana u përgatit për sfidën me Partizanin. Në fillim trajneri Emanuel Egbo ka zhvilluar një mbledhje të shkurtër me ekipin dhe më pas skuadra ka zbritur në fushën e lojës. Nga ana tjetër, skuadra është ndarë në dy pjesë, sepse pas stërvitjes së zakonshme fizike, u punua taktikisht, me titullarët që u stërvitën vetëm një orë dhe më pas lanë fushën, ndërsa pjesa tjetër punoi gjatë me trajnerin e skuadrës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"