E veçantë/ Skuadra shqiptare drejtohet nga trajnerja femër dhe fiton bindshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 17:41

E veçantë/ Skuadra shqiptare drejtohet nga trajnerja femër dhe fiton bindshëm

Diçka që nuk është parë në futbollit shqiptar ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Parë në Kosovë. Skuadra e A&N nga Prizreni ka mposhtur me rezultatin 4-0 Trepçën e Mitrovicës.

blerta kaciu

E veçanta në këtë ndeshje ishte se skuadra prizrenase është drejtuar nga një trajnerë femër, Blerta Kaçiu.

Kjo e fundit drejtoi skuadrën në ndeshjen e fundit, për shkak se trajneri Genc Tamniku ishte i skualifikuar për këtë ndeshje. Kjo është diçka e veçantë për futbollin shqiptar, pasi nuk kemi parë ndonjë skuadër shqiptare të meshkujve të drejtohet nga një femër.

v

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"