E veçantë nga Kategoria e Tretë, skuadra e nis ndeshjen me 10 lojtarë pasi shumica ishin në punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:50

E veçantë nga Kategoria e Tretë, skuadra e nis ndeshjen me 10 lojtarë pasi shumica ishin në punë

Valbona fitoi thellë, por u surprizua nga skuadra e fundit e tabelës, që e nisi lojën me 10 lojtarë dhe shënoi e para. Pirusti nuk mundi të plotësonte formacionin me 11 vetë, sepse shumica e lojtarëve të saj janë në punë në këtë orar.laberia pirust

Kapiteni Mrruku e kaloi Pirustin në avantazh, më pas Valbona reagoi dhe shënoi 9 herë. Bledar Hajdari, Neziraj dhe Shehu shënuan nga një dopietë, më pas shënuan Tara, Qelia e Musaj.

Edhe Pirusti shënoi 3 gola të tjerë me Mrrukun, Mesutin dhe Frrokun. Takimi Bulqiza-Kinostudio ishte mjaft i fortë. Zhbllokoi rezultatin Kaca në pjesën e dytë dhe pas tij realizoi Shkreta nga 25 metra. Anjez Gjonpalaj ngushtoi në të 88-ën, por Kaca shënoi nga pika e bardhë golin e tretë, duke vulosur fitoren e Bulqizës në 3-1.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"