E VEÇANTË/ Fitoi Kupën e Botës në Brazil, ekranizohet jeta e legjendës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 17:40

E VEÇANTË/ Fitoi Kupën e Botës në Brazil, ekranizohet jeta e legjendës gjermane

Jeta e ish-kampionit të botës Bastian Shvajnshtajger do të ekranizohet.

1278742-27567511-1600-900

Shtëpia kinematografike gjermane “Barefoot Films” ka marrë përsipër realizimin e dokumentarit kushtuar karrierës së 35-vjeçarit. Produkti në fjalë do të grumbullojë materiale nga jeta e tij jashtë futbollit si dhe nga arritjet e mëdha në karrierën si futbollist.

Dokumentari do të transmetohet këtë për publikun në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Shvajnshtajger është njëri prej futbollistëve më të mirë të Gjermanisë në histori. Ai njihet si ikona e Bajern Mynihut. I njohur për shpirtin luftarak dhe karakterin e fortë, ish-mesfushori gjerman fitoi në karrierë 8 kampionate gjermane dhe Ligën e Kampioneve. Ndërsa maja e karrierës së tij erdhi në vitin 2014 kur fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë.

shvajni

Si pjeëstar i kombëtares gjermane, ai numëron 121 ndeshje. Shvajnshtajger u tërhoq nga futbolli në vitin 2019.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"