E veçanta e Kupës, policia “eliminon” Tomorin. Bylis kualifikohet me… një humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 17:14

E veçanta e Kupës, policia “eliminon” Tomorin. Bylis kualifikohet me… një humbje

Fitorja e ndeshjes së parë në tavolinë 3-0 i ka mjaftuar Bylisit që të kualifikohet për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Çifti Tomori-Bylis u shndërrua në një histori të veçantë.

bylis

Dy javë më parë, policia e Çorovodës tradhtoi Tomorin si skuadër pritëse duke u larguar në mes të takimit të Kupës që po luhej ndaj Bylisit. Dhe për këtë, Disiplina i dënoi beratasit me humbjen 3-0 në tavolinë. Dje u luajt takimi i kthimit, ku Tomori fitoi në fushë 2-1, por për shkak të golavarazhit, eliminohet nga Kupa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"