“E urrej Dibalën, kam tentuar vetëvrasjen”, vjehrra e sulmuesit të Juventusit befason me deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 12:34

“E urrej Dibalën, kam tentuar vetëvrasjen”, vjehrra e sulmuesit të Juventusit befason me deklaratën

Këngëtarja argjentinase, Katerina Fulop është nëna e partnerës së futbollistit të Juventusit Paolo Dibala. Në një prononcim për një program radiofonik në Argjentinë, e ëma e Oriana Sabatinit, e cila është dhe e fejuara e Dibalës, ka ndarë me publikun një moment tepër interesant, teksa zbulon se e urren futbollistin e Juves, për shkak se e mori vajzën e saj në Europë dhe ata mund të shihen shumë rrallë. Në prononcimin e saj, Katerina tregon se ka pasur një moment aspak të qetë ku ajo ka tentuar edhe të vetëvritet.

DipjkSrWkAEP9JI

“E vetmja gjë që nuk pëlqej te Paolo është se ai e solli Orianën në Europë. Unë i them se e urrej dhe ai përgjigjet që po kujdeset për të.

catherine_fulop

Kam tentuar të vetëvritem, ai e ka mbajtur atë larg meje. Gjatë një periudhe më janë dashur plot katër muaj që të shoh vajzën. Ishte një fazë tepër stresuese, e cila u ndërthur me ndryshime hormonale dhe revolucione dhe duhet t’i thuash lamtumirë gjërave të vjetra, dhe duhet të merresh me të rejat”, u shpreh mamaja e të fejuarës së Dibalës.

Oriana_Fulop_Dybala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"