“E turpshme të luash pa tifozë”, Sauthgejt flet përpara Italisë: Do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 17:59

“E turpshme të luash pa tifozë”, Sauthgejt flet përpara Italisë: Do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët

Anglia do të përballet me Italinë në ndeshjen e tyre të radhës përsa i përket Ligës së Kombeve. Në ditën e sotme trajneri i “Tre Luanëve” ka folur lidhur me ndeshjen dhe pritshmëritë ndaj saj duke u ndalur dhe te fakti se takimi do të luhet pa tifozë.

sauthgejt

 

“Është turpëruese të mos kesh mundësinë të luash me tifozë, është një trup për ne si Angli nga ana shtetërore.

Kemi folur për dënimin është i përshtatshëm, tifozët kanë treguar shenja reflektimi në ndeshjen kundër Gjermanisë, i falënderoj.

Me Italinë nuk do të ketë rrotacion. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për lojtarët që do të aktivizohen të tregojnë aftësitë e tyre në një ndeshje të madhe si kjo.

Grilish? Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sapo ka ardhur nga një fitore e Premier Ligës me Sitin. Ka mentalitet dhe karakter të madh, është kënaqësi të punosh me të.”, u shpreh Sauthgejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"