E turpëroi Siti në gjysmëfinale, Kapelo këshillon Ançelotin: Tani prano Brazilin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:30

E turpëroi Siti në gjysmëfinale, Kapelo këshillon Ançelotin: Tani prano Brazilin!

Leksioni që i dha Mançester Siti sot Real Madrid në Ligën e Kampioneve ka bindur shumëkënd se cikli i Karlo Ançelotit te madrilenët ka marrë fund. Trajneri i ktheu përsëri në majën e Europës, por me mënyrën se si ekipi vuajti përballë anglezëve, shumëkush sheh nevojën për një shtysë të re, duke filluar nga Fabio Kapelo.

anceloti

Ish-trajneri i njohur italian, duke folur për sfidën në studion e “Sky Sport”, ka bërë të qartë se bashkëkombësi i tij duhet të mendonte për ofertën që i kishte ardhur nga Brazili.

“Për Real Madrid ky është një bilanc shumë i rëndë. Tani ndoshta Ançeloti po mendon për atë ofertën që i ka ardhur nga Brazili, e cila në këtë moment ndoshta duhet marrë në konsideratë, pasi sot ka skuadra më të forta në qarkullim.

Nëse ai dëshiron ta mbyllë karrierën me një sukses si Kupa e Botës, ky është okazion i tij” tha Kapelo i cili në karrierën e tij ka drejtuar përfaqësuesen e Anglisë dhe të Rusisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"